Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë për Serbinë

Lapsi.al 4 October 2022
Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Në prezantimin e një libri në Beograd, ai tha se “ka frikë se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”.

"Kam frikë se “Beteja e Stalingradit” do të vijë me të vërtetë. Dhe më shpejt nga sa pritej nga kushdo. Jam shumë i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje. Për herë të parë jam shumë më i shqetësuar. Kjo sepse e di se çfarë vjen nga njëra anë dhe nga tjetra. Nuk dyshoj në guximin e askujt. Nuk dyshoj në vendosmërinë e askujt, por tashmë kam frikë dhe situatën e shoh më mirë”, - tha ai.

Vuçiç ka shtuar se mbetet të shihet se në cilën anë do të shkojnë serbët.

“Mbetet të shihet se ku do jemi ne serbët. Çfarë do të bëjmë me veten. A do të arrijmë të ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë më e rëndësishmja gjë për ne. Me atë zotim dhe amanet ne duhet të shikojmë nga e ardhmja”, - tha ai.

Sipas Vuçiqit, Serbia ndoshta po përballet me një situatë më të vështirë edhe se ajo e viteve 1990.

“Në fund do ta shihni se kush do të sillet, si do të sillet dhe me sa guxim do të marrin pjesë në atë proces. E gjitha kjo, pavarësisht se çfarë vendimesh kemi marrë. Nëse i kam marrë unë, kjo nuk do ta ndryshojë faktin. Kam më shumë frikë se kurrë nga ajo që është përballë Serbisë”, - tha Vuçiç.

Beteja Stalingradit

Beteja Stalingradit bën fjalë për përballjen mes forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943. Ajo njihet si një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Në rrethimin e Stalingradit humbën jetën rreth 200 mijë ushtarë të forcave gjermane dhe rreth 485 mijë të vrarë nga ana e sovjetikëve. Pas kësaj beteje, “ushtria e kuqe” avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI