Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Lapsi.al 4 October 2022
Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Një dërgatë deputetësht demokratë, pjesë e atij që Sali Berisha i etiketon me ironi si grupi Alibasha, u paraqitën sot përpara gjykatës së apelit me pretendimin për të përshpejtuar procesin se kujt i takon partia demokratike. Dash Sula, Andia Ulliri, Arbi Agalliu dhe Saimir Korreshi kërkuan, sipas tyre, që kjo çështje të zgjidhet shpejt sepse zvarritja e saj mban të përçarë opozitën.

Ata konstatuan se ende nuk ka një datë për procesin që pritet të vendosë se kujt i takon ligjërisht vula, selia dhe sigla e PD-së, dhe e raportuan këtë para mediave si një lojë të Edi Ramës për të mbajtur peng PD dhe për të shpënë atë të ndarë drejt zgjedhjeve lokale të majit. 

"Përsa kohë një vendim gjykate mbahet peng, kjo është në dëm te demokracisë sepse ndikon në mbarëvajtjen e punës së PD. Është e padiskutueshme që interesi është i Ramës dhe PS. Persona të caktuar, nuk po përmend emra, kanë interesa që arritur puna e PD-së në këtë pikë" tha Sula para gazetarëve.

Në fakt, po të ndjekësh historinë e përplasjeve ligjore dhe politike në PD, e kupton fare lehtë se gupi i deputetëve që shkuan sot në gjykatë janë një aradhë dordolecësh që luajnë lojën e shpifur të atyre që i komandojnë. Që pasi gjykatësi Agron Zhukri vendosi pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës ti njihte grupit të Berishës të drejtën e përfaqësimit të partisë, Enkeleid Alibeaj u ankua kundër këtij vendimi. Një tjetër gjykatë e pranoi këtë ankimim, dhe tani jemi në pikën kur çështja ndodhet në apel.

Pra, po ta përmbledhësh me pak fjalë, në PD-në e sotme ka një grup deputetësh që ndonëse nuk kanë vota duan ta marrin drejtimin e partisë jo politikisht, por ligjërisht. Prandaj ata shkojnë në apel se duan të bëjnë presion për të rrëmbyer vulën.

Natyrisht është e drejta e tyre të jenë kundër Berishës, Flamur Nokës, Bylykbashit apo Belind Këlliçit. Këta të fundit nuk kanë shfaqur vokacion demokratik dhe as respektim të kundërshtarëve brenda llojit. Prandaj beteja ka mbërritur në atë pikë sa të gjitha palët janë të gatshme të përdorin edhe mjete ekstra politike për të mposhtur rivalin.

Deri këtu secili është në të drejtën e tij.

Por ama kur grupi i deputetëve që mbështet Alibeajn dhe ankimimin e tij në gjykatë fillojnë e japin argumenta se pse e bëjë këtë, ata duken thjeshtë qesharakë. Ata thanë sot se po kërkojnë përshpejtim të gjykimit për të ribashkuar partinë. Ata pranuan se kjo sorollatje i shërben Edi Ramës dhe orkestrohet prej tij.

Por kur thonë këtë harrojnë një gjë të thjeshtë: A do të tallej dot me këtë dosje kryeministri që kontrollon drejtësinë nëse Enkeleid Alibeaj nuk do të kishte bërë ankimim? A do luanin gjykatat nëse një pjesë e deputetëve do ti këkonin shefit të grupit të tyre të servirte zgjidhje politike dhe jo të kërkonte rrëmbimin e vulës nga gjykatësit e regjimit?

Pra ata duan që ngërçi për të cilin do të marrë vendim Edi Rama të bëhet realitet sa më shpejt. Ata kërkojnë që partia e 5 mijë delegatëve të ulur në 2 mijë karrige të njihet si realitet.

Po u shtrua problemi kështu, ata që Berisha i konsideron si grupi Alibasha dalin shumë keq. Ata duket sikur kërkojnë që të kenë një vulë përpara zgjedhjeve të majit për ta çuar pozitën sërish të përçarë drejt tyre. Ata duket sikur e duan përshpejtimin e vendimit që do merret nga gjykatësit që e pranojnë se janë të Ramës, në mënyrë që ta çojnë PD-në sërish me dy lista përballë tij. S'ka problem se s'kanë vota, boll të prishin punë.

Edhe deri këtu, sërish nuk ka problem. Politika i njeh dhe rastet e harakirit apo ato të hakmarrjes vetëvrasëse. Nëse duan të luftojnë me ç'do çmim Sali Berishën ata mund ta bëjnë.

Por, ama publikisht nuk mund ti shfaqen njerëzve sikur kërkojnë drejtësi naë një drejtësi që vetë thonë se punon për Edi Ramën. Nuk mund as të kërkojnë të mbështesin një proces për marrjen e vulës kur dihet botërisht se janë pakicë. Ky lloj komportimi prej njerëzish pa vota, që hiqen sikur kanë shumë në dorë, i bën ata të ngjashëm me ata deputetët e kërpëratave të sesionit të kaluar që gjithashtu luanin teatrin e opozitës së vërtetë dhe reale.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmim...

13:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI