Flash

Zelensky firmos dekretin: Nuk ka negociata me Rusinë sa të jetë Putin president

Lapsi.al 4 October 2022
Zelensky firmos dekretin: Nuk ka negociata me Rusinë sa të jetë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me Vladimir Putin “të pamundur”. Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten. Kjo erdhi pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten.

Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI