Flash

Coldplay anulon koncertin, shkak Chris Martin

Lapsi.al 5 October 2022
Coldplay anulon koncertin, shkak Chris Martin

Grupi Coldplay ka anuluar shfaqjen e tyre të ardhshme në Brazil.

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023,” njoftoi Coldplay . Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris duhet të pushojë për tre javët e ardhshme. Ne po mendohemi për datat e reja. Do ju informojmë më shumë në ditët në vijim.”

Grupi  vlerësoi mirëkuptimin e fansave por tha se ata "duhet t'i japin përparësi shëndetit të Chris" gjatë kësaj "kohe sfiduese"."Ne jemi optimistë që Chris do të jetë më mirë pas pushimit mjekësor dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti," përfundoi deklarata e tyre.

Deri më tani, vetëm shfaqjet në Brazil janë shtyrë. Sipas faqes së tyre të interneti, grupi pritet të performojë  në Buenos Aires, Argjentinë, duke filluar nga data 25 tetor. Këngëtari i "Fix You" nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore. Muajin e kaluar, Coldplay zbuloi një plan për të sjellë turneun e tyre 'Music of the Spheres World' në mijëra kinema në 28-29 tetor./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2021/12/30/dakota-johnson-flet-per-marredhenien-e-saj-me-kengetarin-e-njohur/

Të këshilluara

Lindsay Lohan flet për rikthimin në aktrim

Lindsay Lohan ka folur së fundmi për rikthimin në aktrim. Aktorja  e cila do të luajë në filmin Falling for Christmas, tha se rikthimi "është si të ngasësh një ...

12:41

Kim Kardashian lançon podcastin "The System"

Kim Kardashian  ka lançuar podcast-in e saj, "The System" pasi nënshkroi një marrëveshje me Spotify në 2020. Në fillim të shtatorit, Kardashian konfirmoi se pod...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI