Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Deri në 150 mijë euro për një vrasie, si u zbulua grupi krimlnal

Lapsi.al 5 October 2022
Deri në 150 mijë euro për një vrasie, si u zbulua grupi

Një aksident i qëllimshëm i pasuar nga një pengmarrje dhe më pas denoncim në polici, ka shërbyer për të zbuluar një grup krimlnal dhe për të zbardhur një sërë atentatesh të paguar në mijëra euro në Durrës dhe në Tiranë.

Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u përplasën me motor mbrëmjen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës. 14 persona kanë përfunduar në pranga dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janëakuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Midis tyre është edhe i shumëkërkuar, Kasandro Noga, i cili aktualisht rezulton i arrestuar në Belgjikë për një tjetër ngjarje kriminale.

Policia tha se vëllezërit janë paguar nga 50 deri në 150 mijë euro për të kryer vrasjet. Përkatësisht në Tiranë dhe në Durrës. “Shtetasit Gentian dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi, për llogari të shtetasit Kasandro Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit”, sqaron Policia.

POROSITË PËR VRASJE

Operacioni policor i koduar “Porositësi”, u organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj. Ata denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të hetimit ka mundësuar jo vetëm veprimtarinë e tyre kriminale, por edhe zbardhjen e disa vrasjeve. Vrasje që kishin mbetur në sirtarët e policisë si ngjarje pa autorë. Sipas dëshmive të tyre, dy prej vrasjeve janë porositur kundrejt pagesave nga Kasandro Noga. Një vrasje tjetër është porositur nga Flamur Bejko, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Në të njëjtën kohë, vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim vetë “Rrumi”, Agron Bejdolli dhe Dritan Ferra. Nga hetimet e thelluara të policisë në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.

PENGMARRJA

Ajo që fillimisht u raportoi si një incident në rrugë pas përplasjes së një motori nga një automjet, ka qenë një veprimtari e përfilltë kriminale. Dy vëllezërit Beqiraj ishin nisur drejt Durrësit me mjetin e tyre të vogël, kur në rrugë një automjet i ka goditur nga pas. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng për disa minuta. Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur.

Midis tyre dyshohet të ketë qenë edhe “Rrumi”. “Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konfliktit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur ‘Koxhas’, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vëllezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë”, sqaroi Policia. “Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu, u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, thekson Policia.

TE ARRESTUARIT

Gentjan Beqiraj 39 vjeç, banues në Durrës,

Indrit Beqiraj, 32 vjeç;

Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës);

Pellumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë;

Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë;

Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës, të gjithë të akuzuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës;

Kujtim Deliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak;

Albano Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës;

Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës;

Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës;

Altin Celami, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

Ilirjan Feçi, i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

U SHPALLËN NË KËRKIM SHTETASIT:

Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës;

Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç;

Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, të akuzuar për “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale. “Vrasja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht, është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë;

Kasander Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Lexo më tej: Rilindja Urbane, si u “gllabëruan” 2 mliardë euro nga klientët e qeverisë 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI