Flash

Kriza energjitike në Evropë, KE konsideron vendosjen e një çmimi tavan për gazin

Lapsi.al 5 October 2022
Kriza energjitike në Evropë, KE konsideron vendosjen e një

Çmimet e larta të gazit rrisin çmimet e energjisë elektrike. Ne duhet ta kufizojnë këtë ndikim që shkakton inflacion në Evropë.”

Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e BE-së Ursula von der Leyen ndërsa shtoi se KE është gati të diskutojë për vendosjen e një tavani për çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ky tavan do të ishte gjithashtu një hap i parë drejt një reforme strukturore të tregut të energjisë elektrike”.

Von der Leyen sqaroi më pas, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian se do të shihen edhe çmimet e gazit përtej tregut të energjisë elektrike.

“Një tavan i tillë për çmimet e gazit duhet të projektohet në mënyrë adekuate për të garantuar sigurinë e tregut të furnizimit me gaz. Dhe është një zgjidhje e përkohshme për të përballuar faktin që Ttf, standardi ynë kryesor për çmimet, nuk është më përfaqësues i tregut tonë, i cili sot përfshin më shumë LNG”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI