Flash

Protesta e pedagogëve, Kushi: Rriten pagat, 7% i mbulon buxheti i shtetit

Lapsi.al 5 October 2022
Protesta e pedagogëve, Kushi: Rriten pagat, 7% i mbulon buxheti i shtetit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar për rritjen e pagave të pedagogëve. Pas protestës së pedagogëve, Kushi ka dalë para mediave dhe ka thënë 7% e rritjes së pagës do të mbulohej nga buxheti i shtetit. Përkundër kërkesës së tyre për një rritje të pagës me 50%, Kushi tha se rritja do të ishte 7% nga buxheti i shtetit dhe në total mund të shkonte deri në 15%, ku pjesa e mbetur do të mbulohej nga universitetet.

“Paga e pedagogëve do të rritet me 15%, 7% e tyre do jetë nga buxheti i shtetit. Mbështetja e qeverisë shqiptare për univresiteteve nuk është vetëm rritja e pagave. Duke nisur që nga fondet për kërkim shkencor, infrastrukturës për të cilat ne e kemi rritur ndjeshëm buxhetin. Ne kemi dyfishuar me 79 milionë lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë pegadogët. Për këtë ata paguhen përtej pagës bazë”-tha Kushi.

Ajo solli në vëmendje se ndryshe nga mësuesit apo zjarrfikësit, paga që marrin në institucionet arsimore nuk është i vetmi burim të të ardhurave që ata kanë.

“Mbështetja jonë për universitet do të jetë edhe më e madhe. Pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit. Kanë mundësi të tjera, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga programet e financuara nga BE.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI