Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Trondit Rama, thotë se u bë gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin

Lapsi.al 5 October 2022
Trondit Rama, thotë se u bë gati të fusë në luftë

Nëse shqiptarëve u ofroi garanci se situata qe nën kontroll pas sulmit kibernetik të Iranit, kryeministri Rama foli ndryshe për të huajt, në një prononcim bombë me gazetaren Maggie Miller të Politico.

Kështu, Rama i ka thënë gazetares se kishte menduar të evokonte "Nenin 5" të NATO-s, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. "Neni 5" parashikon se nëse një vend i NATO-s sulmohet, atëherë të gjithë vendet antare konsiderohen të sulmuar, çka nënkupton edhe kundërpërgjigjen në bllok të aleancës.

Me pak fjalë, Edi Rama pranon se për një moment ishte gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin, të cilin e bën përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj shtetit shqiptar.

Mendimi, nëse do të kishte baza reale, do të ndryshonte ekulibrat globalë në një kohë mjaft të pasigurtë. Fatmirësisht nuk i ka zgjatur për shumë kohë.

Reflektimi për skenarin e luftës nga Rama

Në prononcimin për Politico, Rama tregon se çfarë e bëri të reflektonte dhe të mblidhte veten duke sqaruar: “Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona."

“Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t'i kërkojmë NATO-s të nxisë Nenin Pesë,” vazhdoi Rama.

[caption id="attachment_765004" align="alignnone" width="874"] Titulli bombastik ne Politico[/caption]

Deklarata ka kapur një titull bombastik në Politico, që e ka marrë në analizë mundësinë reale të një skenari të tillë, përmes shpjegimeve të zyrtarëve të lartë të aleancës.

Si e trajton NATO sulmin kibernetik

Rezulton se edhe sikur t’i kishte shkuar deri në fund idesë për të testuar unitetin e NATO-s në një moment delikat, Rama nuk do t'ia kishte arritur qëllimit.

Gazetarja kujton se Neni 5 është thirrur vetëm një herë, pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, që sigurisht nuk kanë të krahasuar me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Kur bëhet fjalë për sulme virtuale, si ai që ndodhi në Shqipëri, Stoltenberg është shprehur ftohtë në vitin 2018.

“Më pyesin shpesh, ‘në çfarë rrethanash NATO do të nxiste Nenin 5 në rastin e një sulmi kibernetik?” Përgjigja ime është: do të shohim”, tha Stoltenberg në atë kohë.

Lexo edhe: “Politico”: Edi Rama lideri më i parëndësishëm i Europës

Deklarata e fortë e ka bërë gazetaren e Politico të kujtojë edhe një herë se sa e vogël është Shqipëria, në raport me vendet e tjera të NATO-s dhe në këtë linjë i ka shkëputur një lutje Ramës për ndihma në dollarë për sistemet kibernetike.

Disa vite më parë, një renditje e Politico e konsideroi Edi Ramën si liderin më pak të rëndësishëm të Europës dhe të rajonit.

Ndoshta për ta fashitur këtë shije të keqe, kryeministri i Shqipërisë nuk i ka rezistuar tundimit t’u japë lexuesve anglishtfolës një ide të rëndësisë që mendon se mund të ketë, në një situatë hipotetike./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmim...

13:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI