Flash

Deti dhe pronat/ Mediat greke zbardhin takimin Rama – Mitsotakis

Lapsi.al 6 October 2022
Deti dhe pronat/ Mediat greke zbardhin takimin Rama – Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama dha pak detaje për takimin që zhvilloi në Pragë me homologun grek Kiriakos Mitsotakis. Duke folur për mediat shqiptare Rama tha se ende nuk ka dakordësi për çështjen e kufirit detar mes 2 vendeve.

“Do ulemi të flasim. Ky është një proces ligjor. Ka një sërë rregullash. Ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces. Ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë, për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër kërkon kohën e vet. Pra nuk kemi një konsensus mes palëve” – tha Rama.

Ndërsa mediat greke kanë zbardhur më shumë detaje nga takimi. “Protothema” shkruan se të dy liderët shkëmbyen mendime për të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Rama dhe Mitsotakis konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Protothema” citon pjesë nga njoftimi i qeverisë greke. Mitsotakis ka nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kjo, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian .

Një tjetër temë e diskutuar kanë qenë edhe efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, por dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit .

“Kryeministri Mitsotakis nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tyre pronësore.

Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë” – citon gazeta Protothema. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI