Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza e çmimeve/ U rrit apo jo tarifa e energjisë për tetorin?

Lapsi.al 6 October 2022
Kriza e çmimeve/ U rrit apo jo tarifa e energjisë për tetorin?

Kujt i duhet besuar në Shqipëri fjalëve që nxjer nga goja kryeministi i plotpushtetshëm, apo akteve ligjore që prodhojnë institucionet? Kjo është sot pyetja që bën çdo qytetar i cili nuk di se sa do i vijë në fund të muajit fatura e energjisë. Pasi vuri alarmin në shtator se si pasojë e situatës ndërkombëtare edhe në Shqipëri do të paguhej më shumë për energjinë e konsumuar mbi 800 kilovat orë, Edi Rama u shfaq në Facebook me një deklaratë që çmimi nuk do të rritej.

“Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit”, ishin argumentat që ai dha, se të paktën për tetorin, qytetarët nuk do të paguënin me mbi pesë fishin atë që konsumonin mbi 800 kilovat orë.

Lexo më tej:

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Por sapo Rama shtypi butonin jeshil të qetësisë, një tjetër i kuq u ndez. Në fletoren zyrtare u botua vendimi i ERE (Enti Regullator i Energjisë) i cili sanksiononte çmimin me 42 lekë për çdo kilovat të shpenzuar mbi fashën e mbrojtur prej 800, ku kilovati paguhet me 9 lekë.

Konfuzioni u bë i madh. Normalisht, me botimin në Fletoren Zyrtare, të gjithë duhet të paguanin çmimet e shndërruara në 'ligj". Qeveria i pati kërkuar në shtator një institucioni të "pavarur" si ERE, rritjen e çmimit, anëtarët e bordit të saj duke u bazuar në statistika dhe kritetre shkencore vendosën për rritjen dhe e publikuan konkluzionin e tyre. Por ndërkohë që kjo ndodhte kryeministri që pati dëgjuar disa deklarata të opozitarëve se për të organizuar protesta do të prisnin faturat e para të energjisë së rritur, bëri prapaktheu. Ai me një monolog e ktheu mbrapsh gjithë trajektoren që patën ndjekur institucionet.

E pyetur tx mërkurën në takimin e përjavshëm me gazetarët se a duhej të friksoheshim nga botimi i çmimit të vendosur nga ERE, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është detyruar të bëjë pirueta të forta.

Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.

“Fasha 800 këh për të cilën shprehet ERE është për çmimin, sepse kjo është detyra e saj. Pra çmimi miratohet, dhe këtu mbaron fusha e ERE, por qeveria ka të drejtën, duke parë reshjet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të aplikojë ose jo atë fashë. Gjatë muajit tetor nuk do ta aplikojmë fashën", deklaroi Balluku.

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Por kjo deklaratë që bazohet vetëm në vullnetin e shefit është hedhur poshtë nga deputeti Petrit Vasili që ka cituar edhe ligjet që e pengojnë qeverinë të sillet në shpërfillje totale të institucioneve. "Ligji per Sektorin e Energjise Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 per cakton qarte se Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) furnizon qytetaret energji elektrike me cmime sipas kushteve te percaktuara nga ERE.

Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Percaktimit te Cmimit te Shitjes se Energjise Elektrike me pakice te klientet fundore qe furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE ne dt 23.11.2017.

Eshte percaktuar bile, qe ne se FSHU nuk eshte dakord me çmimin e percaktuar nga ERE mund ti drejtohet Gjykates" shkroi ai në Facebook.

Pra ligjërisht ne do duhej të paguanim me tarifat e reja të shpallura nga ERE dhe qe pothuajse e dyfishojnë faturën pët muajt e ftohtë të dimrit. Porcnga ana tjetër kryeministri ka thënë me zë dhe figurë para publikut se kjo nuk do të fillojë në muajin tetor.

Atëhere kujt ti besojmë?

Në një shtet normal ligjor tarifa do të duhej të konsiderohej e rritur. Institucionet e faturimit nuk mund të mos zbatonin vendimin e ERE të botuar në fletoren zyrtare. Por ne jetojmë në shtetin personal të një njeriu, dhe prandaj me gjasë edhe këtë muaj do i shpëtojmë rritjes së çmimit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmim...

13:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI