Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Lirimi i Bllakos, PD: Rama e çoi në konvaleshencë pasi u sigurua se nuk do të ‘këndonte’ nga qelia

Lapsi.al 6 October 2022
Lirimi i Bllakos, PD: Rama e çoi në konvaleshencë pasi u

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia.

Deklarata e plotë

Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.

Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos.

Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” ndodh për një nga këto arsye:

1. I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi;

2. Nuk është në pozitë për të prishur provat;

3. Ka arsye shëndetësore;

4. Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.

LEXONI EDHE: Argumentet përse Alqi Bllako i inceneratorëve u lirua nga burgu

Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale.

Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë “ta përsërisin veprën penale” duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia.

Kokat dhe përgjegjësit e vërtetë janë: Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.

Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen “hajdutë të vegjël” e të padëmshëm.

Kupola u thotë se dikush duhet të bëjë burg, dikush duhet ta marrë një goditje për partinë dhe udhëheqjen. Por, në fund, partia kujdeset për ty. Mund të ta kthejë “arrestin me burg” në “arrest shtëpie” ose, edhe po u dënove, mund të mos bësh me shumë se 2-3 vjet. 2-3 vjet për dhjetra miliona euro, ia vlen në fund të fundit.

Ky është pakti mes atyre që ju vjedhin dhe ju tallin, ky është kodi i Omertas së mafias në pushtet.

Kapja, burgosja dhe të çuarit në shtëpi të Alqi Bllakos, është një tjetër provë se mafia vetëm ripozicionohet, por nuk ndëshkohet.

Në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe!

Mafia është vetë shteti.

Shteti është Edi Rama.

Është ai që i merr vendimet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI