Flash

Masakër në Tajlandë/ Vriten 36 persona në një sulm me armë

Lapsi.al 6 October 2022
Masakër në Tajlandë/ Vriten 36 persona në një sulm me

Masakër në Tajlandë. Si pasojë e një sulmi me armë, kanë humbur jetën të paktën 36 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Viktimat e sulmit përfshijnë 23 fëmijë, 4 zyrtarë dhe një grua shtatzënë. Sulmi ndodhi në një kopësht.

"Personi i armatosur, i identifikuar si Panya Kamrab, kishte qenë në një seancë gjyqësore për një akuzë për drogë përpara se të niste sulmin e tij", u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë. Autori i masakrës është një ish-polic.

Policia tajlandeze u kërkon njerëzve që të mos ndajnë foto dhe video të të shtënave dhe viktimave në mediat sociale.

Në rrjete po qarkullojnë pamje tejet sensitive dhe imazhe që supozohet se janë nga vendi i ngjarjes. Sulmi makabër ndodhi në në Nong Bua Lamphu, Tajlandë.

Gjenerali Achayon Kraithong thotë se ndarja e një materiali të tillë ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin mendor të njerëzve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qarkut Nong Bua Lamphu. Mediat lokale kanë postuar një apel për njerëzit që të dhurojnë gjak, dhe spitali tani thotë se ka furnizime të mjaftueshme.

Lexo më tej: Gjykata në Tajlandë pezullon kryeministrin nga detyra 

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Lexo më tej: Trondit Rama, thotë se u bë gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI