Flash

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për shurupet e kollës

Lapsi.al 6 October 2022
Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe të kollës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH-ja njoftoi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia. Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals.

"Kjo kompani ka dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre", shtoi OBSH.

OBSH i identifikoi ilaçet për të cilat është lëshuar alarmi, si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold. Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por "mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera", tha OBSH. Organizata paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia  zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët. Të miturit ishin kryesisht nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut. Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve me paracetamol. Po ashtu ajo u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre. Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.

Të këshilluara

Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamore

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shtete...

15:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI