Flash

FOTO/ "E patë edhe ju?": edhe Pep Guardiola nuk e beson atë që po bën Haaland

Lapsi.al 6 October 2022
FOTO/ "E patë edhe ju?": edhe Pep Guardiola nuk e beson atë

“E patë edhe ju?”: vështrimi i Pep Guardiola pas golit të dytë të Erling Haaland, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Copenhagen thotë ekzaktësisht kështu. Një shikim i njëjtë me tifozët e Manchester City që shohin sulmuesin e tyre të shënojë në çdo ndeshje. E me këto shifra e performanca vështirë se arrin të besohet. Sulmuesi norvegjez ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje të Champions League mes City, Borussia Dortmund dhe Salzburg. Tani për lumturinë e Pep.

Lexo më tej: Video/ Chelsea shkund Milan, 3-0 në fushë edhe Broja: Haaland, i tmerrshëm për City, Juventus merr fitoren e parë

Tre golat kundër Manchester United të dielën thonë se Haaland ka shënuar 14 në tetë ndeshjet e tij të para në Premier League. Këtu përfshihet edhe arritja unike e trigolëshave të njëpasnjëshme, në tre ndeshje të kampionatit në shtëpi. Edhe para derbit, norvegjezi i ishte bashkuar një grupi të përzgjedhur lojtarësh që kishin shënuar trigolësha radhazi në Premier League. Kështu, Pep nuk kishte si të mos habitej me djalin e tij të mrekullive.

Haaland ka arritur edhe një tjetër rekord. Më parë, Michael Owen mbante rekordin për më pak ndeshje të nevojshme për të shënuar tre trigolësha. Owen bëri debutimin e tij në Premier League në maj 1997, shënoi trigolëshin e parë në paraqitjen e tij të 28-të dhe arriti tre në ndeshjen e tij të 48-të në kampionat. Atë për të cilin Owen iu deshën 18 muaj, Haaland e bëri në tetë javë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI