Flash

"E bëj por vetëm me një kusht": Wanda Nara gati të rrëfejë jetën e saj, me dy futbollistët, në një reality show

Lapsi.al 6 October 2022
"E bëj por vetëm me një kusht": Wanda Nara gati të

“Wanda Nara ka marrë një propozimin për të treguar historinë e saj në një reality show”. Lajmi është zbuluar nga Gente, një portal argjentinas, i cili raporton edhe fjalët e Guido Zaffora: "Telefe dhe Paramount i kanë ofruar Wanda Nara të njëjtën gjë që bëri Pampita, të tregojë historinë e jetës së saj. Si i është përgjigjur Wanda Telefe-s? Që propozimi është perfekt por me një kusht: që të jenë edhe Maxi Lopez dhe Mauro Icardi”, shpjegoi gazetari i cili më pas shtoi: “Njëri prej dy ish-burrave është dakord tashmë dhe tha po, Maxi Lopez. Ndërsa Icardi them që me 95% do të thotë po”.

Një situatë e ndërlikuar, duke qenë se argjentinasja, siç raportohet nga shtypi i Amerikës së Jugut, kishte dërguar kërkesën për divorc në Itali. Mauro Icardi, pasi mësoi lajmin, fluturoi menjëherë për në Argjentinë. Gazetari Ángel de Brito, përmes llogarisë së tij në Twitter, zbuloi detaje të tjera: “Lojtari u shfaq befasisht. Wanda nuk e la të hynte pasi dëshironte që avokati i saj të ishte i pranishëm. Ai mendonte se do ta fitonte përsëri gruan”.

Lexo më tej: Zyrtarisht të divorcuar, por Wanda Nara e Icardi diçka fshehin. Dalin mesazhet: “Të dua Toxi”

Një lëvizje e dëshpëruar e sulmuesit që për momentin duket se nuk ka funksionuar. Menaxherja e lojtarit të Galatasaray duket e vendosur të divorcohet, por ky reality show mund të ndryshojë gjithçka.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI