Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Salianji-Çuçit: E lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Lapsi.al 6 October 2022
Salianji-Çuçit: E lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i thirrur prej tij në interpelancë.

Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ai përmendi disa emra nga bota e krimit.

“Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë se deri tani ka mbajtur dikush këtej rekord në matematikë. Do ta them tani se pse. Nuk kam dëgjuar për ju akuza si për ministrat paraardhës, pro që flisni njësoj si ministrat e tjerë paraardhës. Në çdo rast çdo ministri paraardhës i juaji ka thënë situata më e mirë e rendit.

Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e pesta. Nuk mund të bëjmë llogaritje të tilla që 10 karikatorë baras me 20 plumba. Më shkruajnë prindër të viktimave policia ishte 50 m larg dhe nuk ndërhynte dot. Si në Elbasan për zgjedhjet, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme.

Nuk u përgjigjët cili është objektivi që ka drejtori i ri i Policisë së thatë për atë që ishte se nuk e kishte përmbushur. " - u shpreh Salianji.

Ndërsa vazhdoi të tallej me Ardi Veliun, Salianji zbuloi edhe se, sipas tij, kokat e krimit lajmërohen nga policia para se të fillojnë aksionet kundër tyre.

Lexo më tej: Berisha: Në krye të policisë bashkiake është një trafikant 

"E thotë vartësi juaj, drejtori i Policisë, përforcimi i zbatimit të ligjit. Finalizimi i reformës në policinë kriminale, vetëm kjo është konkrete. Thatë që nuk ka dështuar procesi i vettingut, po si nuk ka dështuar, keni kaluar në vetting 50 punonjës nga 12 mijë e kusur. Vetëm punonjës që paguan buxheti sot ka harxhuar miliona euro. Imagjino ju që thoni që do sjellim një ligj që vettingun e policëve do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë. Atij jepini abetaren.

Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju doni kontroll tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i përdorni për grupet kriminale. Ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme. Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë, të ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm se operacioni Plumbi i Artë është dekonspiruar. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur del e-maili që policia di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja.

Po Ervis Martinaj ku është? Si jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI