Flash

Tension mes Erdogan dhe Mitsotakis në darkën e liderëve në Pragë

Lapsi.al 6 October 2022
Tension mes Erdogan dhe Mitsotakis në darkën e liderëve në

Duket se nuk kanë munguar momentet e tensionit në darkën e liderëve të mbledhur në Pragë. “Kathimerini" shkruan se ka shkaktuar tension tek pala greke fjala e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas të njëjtave burime, presidenti turk akuzoi Greqinë për rritjen e tensioneve dhe provokime. Menjëherë pas tij është ngritur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai iu drejtua drejtpërdrejt Erdoganit duke i kërkuar të ndalonte vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve.

“Kathimerini” shkruan se ai i tha Erdoganit që në vend se të provokojë, duhet të ulet me mirëkuptim dhe dialog, pa tensione dhe retorikë ekstreme, siç bëjnë liderët përgjegjës. Mediat greke i kanë bërë jehonë edhe një deklarate të fortë të Erdogan. “Për çdo vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është: “Mund të vijmë një natë papritur” - tha presidenti turk.

I pyetur nga një gazetar nëse me këtë deklaratë do të thoshte se do të sulmonte Greqinë, presidenti turk u përgjigj: “Ju e keni kuptuar mirë çështjen. Cilido vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është "Mund të vijmë papritur një natë". Kështu duhet ta dinë dhe ta kuptojnë. Meqë ti e kuptove ashtu, edhe ata ashtu e kuptuan”.

LEXO EDHE: Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm

Erdogan theksoi se Turqia po sheh se disa vende anëtare të BE po përshkallëzojnë tensionet, në vend që të ndjekin marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë.

“Këtu dua të nënvizoj sa vijon: Turqia nuk ka aspirata për sovranitetin, territoret, të drejtat e asnjë vendi. Ne po luftojmë vetëm për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe të turqve qipriotë. Ne nuk duam tensione me asnjë nga fqinjët tanë. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se duam t'i zgjidhim problemet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

Pres nga BE-ja të ftojmë bashkëbiseduesit tanë në dialog mbi baza dypalëshe. Të bëjnë këtë në vend që të mbështesin tensionet dhe paligjshërinë. Për një zgjidhje të përhershme duhet të pranohen të dhënat për ishullin e Qipros” – tha Erdogan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI