Flash

Berisha: Alqi Bllakon e liruan nga burgu sepse do të fliste

Lapsi.al 7 October 2022
Berisha: Alqi Bllakon e liruan nga burgu sepse do të fliste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako i cili ishte nën masën arrest me burg për çështjen e inceneratorëve.

Nga Gjirokastra ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, Berisha tha se qeveria e liroi Bllakon nga frika se ai do të fliste lidhur me skandalin e inceneratorëve.

Sipas Berishës, Bllako nuk është në krye të aferës, pasi është Rama ai që ka firmosur kontratat në kundërshtim me ligjin.

Berisha: Këta janë armiqtë tanë, sepse dhunojnë votën. Nuk e themi ne, por e gjithë bota. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. E liruan atë të inceneratorëve se do fliste ai. Nuk është gjë ai, është një fajtor por nuk është kërrkund në krye të aferës së inceneratorëve. Kreu është Edi Rama, i cili firmosi kontratën edhe kur Enti i Prokurimeve i tha që nuk firmoset kjo.

Këta vjedhin me valixhe. Si u shkatërrua universiteti. U shkatërrua sepse Edi Rama u korruptua nga universiteti privat. Universiteti kishte dy vite që më kërkonte mua të ulja mesataren. Sa erdhi Rama e lëvizi mesataren sepse i çuan valixhet me lekë. I bëri të gjitha mbi bazë konflikti dhe korrupsioni.

Këto do marrin fund. Më e dhimbshmja është ajo që ndodhi vjet. 3000 vdekje më shumë se lindje. Kjo do marrë një përgjigje përfundimtare. PD do bëjë politika që lindjet të dominojnë më shumë mbi vdekjet. Nuk ka vend më të pasur se Shqipëria, nuk ka tokë më pjellore. Nuk ka vend me pasuri të tjera, por ato janë shndërruar në mallkim për qytetarët shqiptarë sepse vidhen nga qeveritarët dhe klientela e tyre. Mbetem i bindur, se sëbashku ne të betuar për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë si patriotë, si njerëz që e duam këtë vend.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI