Flash

Indeksi i Progresit Social, Shqipëria performon dobët në kategoritë 'liria personale' dhe 'zgjedhja'

Lapsi.al 7 October 2022
Indeksi i Progresit Social, Shqipëria performon dobët në

Shqipëria është përmirësuar me 3 vende, duke u ngjitur në vendin e 53 nga 169 shtete në Indeksin e Progresit Social (SPI) 2022. Indeksi i Progresit Social* është një indeks i përbërë i treguesve socialë dhe ambientalistë. Ai mat tre dimensione të progresit social: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë.

Nga të gjithë komponentët Shqipëria është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale. Ajo renditet në vendin e 31-të në botë. Performancë të mira ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor. Po ashtu, mirë ka performuar edhe në kategori si aksesi në njohuritë bazë, të drejtat personale, aksesi në informacion dhe komunikim. Mirë paraqiten edhe shëndeti dhe mirëqenia, strehimi, përshirja dhe cilësia e mjedisit.

Dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit tek indeksi janë liria personale dhe zgjedhja dhe cilësia e ujit dhe kanalizimet. Kështu ne renditemi përkatësisht në vendin e 132 dhe 103 nga 169 vende të marra në studim. Shqipëria renditet lart në nënkomponentët për barazinë gjinore në arritjet dytësore, qasjen e energji elektrike dhe lirinë e lëvizjes së brendshme.

Ashtu si në disa vitet e mëparshme, është Norvegjia ajo që kryeson në krye të listës të SPI. Në vendin e dytë është Danimarka ndësa e treta Finlanda. Zvicra renditet e katërta dhe më pas Islanda në vendin e 5-të./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI