Flash

Ndahet nga jet Jody Miller, këngëtarja e muzikës country

Lapsi.al 7 October 2022
Ndahet nga jet Jody Miller, këngëtarja e muzikës country

Këngëtarja e muzikës country, Jody Miller u nda nga jeta të enjten në moshën 80-vjeçare.

Artistja fituese e çmimit Grammy me "Queen of the House" vdiq shtatë vjet pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në Blanchard, Oklahoma, e rrethuar nga familja e saj.

Lajmi për vdekjen e yllit u shpërnda në faqen e muzikës së vajzës së saj, Robin Brook në Facebook, Middle-Sister Music.

Këngëtarja publikoi hite të tilla si "Let's All Go Down to the River" dhe "Home of the Brave", por kulmin e famës e arriti pasi "Queen of the House" u publikua si përgjigje ndaj hitit të Roger Miller “King of the Road”.

E lindur në Arizona, Miller më vonë u zhvendos në Blanchard dhe u bë artistja e parë fituese e çmimit Grammy në Oklahoma në 1966-ën.

Ajo u menaxhua në vitin 1965 nga Capitol Records, që e çoi karrierën e saj në një tjetër nivel, duke përfshirë performancën e 1988-ës për Presidentin George H.W. Bush.

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI