Flash

Cjapi, 'fali' dy herë Hadroin, Vllaznia e tërbuar. Lëkundet pankina e Josës: "Kështu ju ka shkuar në mendje juve!"

Lapsi.al 8 October 2022
Cjapi, 'fali' dy herë Hadroin, Vllaznia e tërbuar.

"Nuk merrem me gjykimin fare, kur jam në fushë nuk merrem me gjykimin". Fjalë që Mirel Josa i thotë shpesh për arbitrat, por që në humbjen në Loro Borici ndoshta nuk qendrojnë. Dy episode në 67 sekonda mund të kishin ndryshuar ndeshjen në favor të Vllaznisë. Pikërisht në minutat 76 dhe 77 të ndeshjes së fituar 1-2 nga Partizani, me golin vendimtar të Skukës në të 85', erdhën kontestimet. Arbitri Kreshnik Cjapi, me rezultatin 1-1, nuk akordoi penallti për devijimin e goditjes së Markut me dorë nga Hadroj. Protestat e shkodranëve nuk u morën parasysh. Aksioni vazhdoi dhe po Hadroj bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Smajlit. Lojtari kuqeblu u detyrua të largohej me barelë nga fusha për shkak të dëmtimit.

Shkodranët kërkuan karton të kuq, por Cjapi i tregoi vetëm të verdhin mbrojtësit. Për më tepër, Cjapi refuzoi të shihte pamjet në VAR: "

Çdo humbje e rëndon një skuadër, mua më rëndon më shumë fakti se ishim në avantazh dhe nuk ditëm të menaxhonim ndeshjen siç duhet. Në momentin që bëmë ndryshimet, ata që u futën duhej të ishin me më tepër vetëmohim për të kaluar ku donim ne. Ndoshta mund të kemi gabuar edhe ne, edhe unë po them më mirë, me ndryshimet që kam bërë" tha Josa.

NERVOZIZMI

Situata tani është delikate dhe tensioni është i gjithi mbi teknikun, që në konferencën për shtyp nuk ka duruar në ngacmimin për një shkarkim të mundshëm: Pse kështu ju ka shkuar në mendje juve? Por edhe nëse do të jetë për të mirën e skuadrës, të gjitha kuptohen…Nuk është hera e parë që mund të shkarkohet një trajner, kur merr një punë përsipër, mund të shkarkohesh, mund të ngarkohesh në një vend tjetër, kështu e ka kjo punë. Problemi është që ne nuk duhet të na shkojë mendja deri aty, por duhet të shkojmë me iniciativën për të rregulluar gjërat".

NDESHJA

Për ndeshjen, Partizani ka lënë pas gabimin në derbi duke marrë një fitore me përmbysje në Shkodër. Të kuqtë vuajtën në pjesën e parë të sfidës, ku pësuan golin e Hoxhaj. Për më tepër Rexhepi bëri disa ndërhyrje të rëndësishme. Colella ndryshoi taktikë në pjesën e dytë dhe Da Silva barazoi në të 75. Pastaj Skuka 5 minuta nga fundi ktheu rezultatin, me fitoren e parë të të kuqve pas tre vitesh në Shkodër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI