Flash

Dhurata që nxorri nga vetja De Bruyne: i dorëzuan fanellën e United me emrin e tij, reagimi të lë pa fjalë

Lapsi.al 8 October 2022
Dhurata që nxorri nga vetja De Bruyne: i dorëzuan fanellën e

Kevin De Bruyne, një nga protagonistët e derbit të Mançesterit, ka marrë një dhuratë shumë të veçantë këto ditë. E reagimi i tij i ka mahnitur të gjithë. City, në javën e nëntë të Premier League, mposhti rivalët e qytetit United me rezultat 6-3. Mesfushori kontribuoi të masakronte Red Devils me dy asiste, të dyja për Erling Haaland. Pas ndeshjes rivaliteti i belgut me United u kthye në vëmendje, për shkak të një dhurate që 31-vjeçari mori.

Gjatë podcast-it Mid Mid të kanalit belg Play Sports, drejtuesi i dha De Bruyne një fanellë speciale. Belgu e mori dhe e kuptoi se ishte e Red Devils. Mesfushori, i sikletosur, vuri re se jo vetëm që sapo kishte marrë një fanell të rivalëve si dhuratë, por edhe me emrin dhe numri i tij në anën e pasme: "De Bruyne 17".

31-vjeçari filloi të qeshte dhe më pas e pyeti disa herë: “A ta djeg tani?”. Drejtuesi iu përgjigj: “Është ëndërr”, por belgu iu përgjigj: “Shumica e ëndrrave janë mashtrime, apo jo?”. De Bruyne bëri gjithashtu një gjest me dorë “prerje qafe” për të treguar më tej mosmiratimin e tij për dhuratën që sapo i ishte bërë.

Sigurisht, e gjitha në një atmosferë shakaje. Mirëpo, belgu, i cili shquhet për edukatën dhe qetësinë e tij, i ka habitur të gjithë me këtë reagim. E sigurisht me këto fjalë e gjeste ka ndezur edhe më shumë rivalitetin mes City dhe United. Mesfushori pas derbit u pa vërtet me fanellën e United në dorë. Pas ndeshjes, lojtari i kërkoi Cristiano Ronaldos fanellën, duke u larguar nga Etihad me fanellën me numrin 7. Një pjesë për t'i shtuar koleksionit të tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI