Flash

Forbes konfirmon fundin e një epoke: Mbappe' kalon Messi e Ronaldo si lojtari më i paguar

Lapsi.al 8 October 2022
Forbes konfirmon fundin e një epoke: Mbappe' kalon Messi e Ronaldo si

Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, është një kampion i destinuar të dominojë skenën e futbollit botëror. E tani konfirmimi vjen nga Forbes. Falë veprimeve dhe golave të tij, francezi ia ka dalë të thyejë dominimin e Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll. Në pritje për të arritur numrin e trofeve dhe golave të tyre, ai tashmë i ka kaluar në një tjetër renditje: atë të futbollistit më të paguar në botë.

Lexo më tej: Lionel Messi kryeson listën e sportistëve më të paguar të Forbes për vitin 2022

Sipas vlerësimeve të Forbes, në sezonin 2022-2023 francezi do të fitojë 128 milionë dollarë. Kjo do të thotë 8 milionë më shumë se Messi dhe 28 më shumë se Cristiano Ronaldo. Një rezultat edhe më goditës po të kemi parasysh se argjentinasi dhe portugezi kanë zënë dy vendet e para në renditje që nga viti 2014. Ka një detaj që flet akoma më shumë, sipas Forbes. Kur Messi dhe CR7 thyen murin 100 milionë dollarësh në 2018, ishin 31 dhe 33 vjeç respektivisht. Mbappe e ka bërë këtë në moshën 23-vjeçare.

Një befasi, duke qenë se Lionel Messi ishte atleti më i paguar në botë gjatë 12 muajve të fundit, po sipas Forbes. Sensacioni i futbollit raportohet se do të sjellë fitime bruto para taksave prej 130 milionë dollarë në vit. Kjo nga ndjekjet e fansave në fushë dhe jashtë fushës, duke e mbajtur atë përpara lojtarëve si LeBron James dhe rivalin Cristiano Ronaldo në listën e më të pasurve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI