Flash

Me kopësht më të madh se Etihad, Grealish blen rezidencën: kompleks prej 6 milionë stërlina

Lapsi.al 8 October 2022
Me kopësht më të madh se Etihad, Grealish blen rezidencën:

Jack Grealish ndryshon shtëpi. Sulmuesi i Manchester City dhe Anglisë ka shpenzuar 6 milionë paund për një rezidencë mahnitëse. Vila ka një kopsht më të madh se Etihad Stadium, impianti i Citizens. Me shtatë dhoma gjumi dhe vend për helikopter, shtëpia konsiderohet si një nga objektet më të sigurta në veriperëndim. Mbrohet me kamera sigurie dhe ndriçim të teknologjisë së fundit. Grealish thuhet se e finalizoi marrëveshjen në fillim të këtij viti dhe mendohet se ka paguar tashmë për gjithçka me para në dorë.

Një burim pranë kampionit anglez tha: "Jack ka shije për gjërat e bukura në jetë dhe, pavarësisht çmimit, ndjen se ka bërë një marrëveshje të mirë. Për të është kulmi i një ëndrre".

Padyshim një hap më lart në krahasim me vitin e kaluar. Ish-ylli i Aston Villa jetonte në një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi prej 1.75 milionë paund. Shtëpia "e vjetër" ndodhej në një fshat në jug të Birmingham. Krahasimi nuk qendron as me apartamentin e marrë me qira në Mançester, që kishte një fushë futbolli në çati. Aty ku Grealish jetonte me të dashurën e tij Sasha Attëood.

Një vila e re përrallore që është e pajisur me çdo lloj komoditeti. Grealish do të ketë gjithçka afër: pishinë, palestër, fusha tenisi dhe golfi, apo një liqen peshkimi. Rezidenca ka shumë zona të tjera për tu ushtruar dhe 20 hektarë për të patur një fushë futbolli me madhësi natyrale. Shtëpia ka gjithashtu një vilë brenda parkut, për të akomoduar miqtë dhe të afërmit, një suitë për kohën e lirë dhe një enotekë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI