Flash

Kontrolli "blic", policia zbardh detaje nga shoqërimi i Endrit Dokles: Po vijojnë veprimet hetimore

Lapsi.al 8 October 2022
Kontrolli "blic", policia zbardh detaje nga shoqërimi i Endrit

Policia e Tiranës ka sqaruar pse u shoqërua në komisariat Endrit Dokle. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, blutë njoftojnë se Dokle ndodhej në një automjet së bashku me Gentjan Reçin dhe Fatjon Muratin.

Ky i fundit, njofton policia, ishte person në kërkim në kuadër të operacionit 'Ruger', ku u sekuestrua një arsenal armësh, posedues i të cilave dyshohet se është pikërisht Murati.

Në 17 korrik të këtij viti u sekuestruan në një banesë në Tiranë 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, lëndë narkotike, 2 radio si ato të Policisë dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

Të këshilluara

Ilir Meta: Më keni këtu edhe për 25 vite

“Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një person...

20:23

Shqiptari kapet në itali me "shtëpi bari"

Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar me precedent për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se autor...

19:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI