Flash

Video/ Rikuperim fantastik i Dortmund: bllokohet në 2-2 Bayern në super-ndeshjen e Bundesligës

Lapsi.al 8 October 2022
Video/ Rikuperim fantastik i Dortmund: bllokohet në 2-2 Bayern në

Ndeshja e madhe e javës së nëntë të Bundesligës përfundon me një 2-2 të pabesueshme mes Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund. Golave të Goretzka në minutën e 33-të dhe Sane në minutën e 53-të iu përgjigjën Moukoko në të 75' dhe Modeste në minutën e 95-të. Në ndeshjet e tjera Union Berlin dhe Freiburg mbeten në krye të renditjes. Në vend të kësaj, buzëqesh Xabi Alonso, i cili në debutimin e tij mposhti 4-0 Schalke 04. Eintracht shembet 3-0 ndaj Bochum. Barazojnë Wolfsburg dhe Leipzig, të cilët nuk shkuan përtej 1-1 në fushat e Augsburg dhe Mainz.

BORUSSIA DORTMUND-BAYERN MYNIH 2-2

Bayern Mynih arrihet në fund nga Borussia Dortmund në një 2-2 spektakolar. Në këtë ndeshje të madhe, vendasit e nisën mirë dhe u bënë të rrezikshëm me Emre Can dhe në minutën e 31 edhe me Guerreiro. Goditja e sulmuesit verdhezi gjeti përgjigjen fantastike të Manuel Neuer. Pikërsisht në momentin më të mirë të Dortmund, Goretzka kaloi në avantazh skuadrën e Nagelsmann me goditjen e parë drejt portës të bavarezëve. Në të 33′ mesfushori zhbllokoi ndeshjen me një goditje në këndin e poshtëm të majtë.

Në pjesën e dytë në Signal Iduna Park, vendasit shkuan afër barazimit me goditjen e Wolf, por sërish Neuer ishte i vëmendshëm. Kampionët e Gjermanisë patën mundësinë të dyfishojnë me Mane, që me kokë nuk gjeti kuadratin. Dyfishimi nuk vonoi. Në minutën e 53 një goditje nga distanca e Sane nuk i la asnjë mundësi portierit verdhezi. Dortmund, megjithatë, nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencën në minutën e 75. Moukoko ballë për ballë me portierin bavarez nuk gaboi. Gjërat për kampionët e Gjermanisë u vështirësuan në fund, kur mbetën me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Coman. Momentin e shfrytëzoi Dortmund, që në minutën e 95 barazoi me goditjen me kokë të Modeste. Përfundoi me një pikë për secilin në Signal Iduna Park dhe dy skuadrat që qendrojë bashkë me 16 pikë, një pas dyshes së kreut që duhet ende të luajë.

Germany Bundesliga

Augsburg 1-1 Wolfsburg

Bayer Leverkusen 4-0 Schalke 04

Bochum 3-0 Eintracht Frankfurt

Mainz 1-1 RB Leipzig

Borussia Dortmund 2-2 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI