Flash

Vukicevic kishte planin anti-Xhixha, sulmuesi i shënoi tre Laçit: "Hera e parë që më ndodh"

Lapsi.al 8 October 2022
Vukicevic kishte planin anti-Xhixha, sulmuesi i shënoi tre Laçit:

“Jam i kënaqur me shumë gjëra, me shumë nuk jam, por një pikë mund të ndihmojë për të kthyer situatën". Vukicevic nuk arrin t'i gëzohet pikës së marrë kundër Tiranës, sepse renditja është e vështirë. Vendi i fundit në shoqërinë e Teutës me 4 pikë dhe asnjë fitore në 7 javë. E megjithatë për mënyrën si u përball me Tiranën, malazezi, njeriu më i kritikuar në Laç, duhet të jetë pozitiv. "Kam besim te të gjithë që janë rreth ekipit - zbuloi ai -. Ajo që më intereson është ekipi dhe jam mëse i sigurt që pak nga pak do të ecim përpara. Me Ujkën, Allën e Ariel mirë fizikisht, ky do të jetë ekip tjetër. Po presim Shkurtajn dhe jam i sigurt që pak nga pak ky ekip do të ngjitet në renditje".

Tekniku pastaj zbuloi një episod kurioz në lidhje me Xhixhën, ish-sulmuesin e Lacit që i shënoi tre herë për bardheblutë. Malazezi zbuloi se kishte një plan special për të bllokuar Redonin. "E kemi bërë skemën gjatë stërvitjeve si të mbroheshim ndaj tyre dhe ai na bëri tre gola. Është hera e parë në karrierë që më shënon tre gola në një ndeshje një lojtar. Por 2 nga 3 i shënoi pas gabimeve tona. Gjithmonë u them lojtarëve që të respektojnë topin, të mos e humbin lehtë, shpesh e humbëm lehtë dhe humbëm besimin”, e mbylli Vukicevic.

Tirana barazoi me Laçin në një sfidë spektakolare me përmbysje e rikuperime që përfundoi 3-3. Kurbinasit arritën të merrnin një pikë në momentet e fundit të takimit, me bardheblutë që nuk i mjaftoi tripleta e Redon Xhixhës. Kështu Tirana, me 12 pikë, dështon të mbajë ritmin e rivalëve të Partizanit në krye të renditjes (15). Laçi, në anën tjetër, shpreson se kjo pikë ishte kthesa nga rezultatet negative.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI