Flash

Berisha pranon gabimin: PS na dominon në rrjetet sociale

Lapsi.al 9 October 2022
Berisha pranon gabimin: PS na dominon në rrjetet sociale

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka porositur strukturat që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale. Kjo si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit. Ai u shpreh se sot partia në pushte ka një dominancë me postimet në rrjetet sociale. Edhe pse sipas tij interesi për qeverinë është dy herë më e ulët se për opozitën.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën.

Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, - u shpreh Berisha. Ai shtoi se partitë e djathta po kthehen në pushtet në të gjithë Europën.

“Kemi miqtë tanë, të cilët fatmirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, Itali, Bullgari. E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe qytetarin të parin.

Ndaj dhe të frymëzuar edhe nga kjo valë ndryshimi, erë ndryshimi që fryn në Europë të vazhdojmë ne këtë betejë. Ju siguroj se me çdo ndryshim ne afrohemi gjithnjë e më e shumë drejt fitores” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një mas...

10:40

Ilir Meta: Më keni këtu edhe për 25 vite

“Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një person...

20:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI