Flash

Casemiro është penduar që kaloi te Manchester United: në janar ikja, ia ka rrëfyer miqve

Lapsi.al 9 October 2022
Casemiro është penduar që kaloi te Manchester United: në

Një lojtar i plotësuar me trofe të panumërt që po kërkonte një aventurë, që mund t'i jepte motivime të reja. Megjithatë, përvoja te Manchester United nuk ka qenë deri më tani ashtu si pritej. Fjala është për brazilianin Casemiro, i cili u transferua te Red Devils nga Real Madrid këtë verë. E tani mesfushori duket se është penduar për zgjedhjen e tij.

Në fakt, sipas asaj që raporton Todofichajes, braziliani i është rrëfyer një rrethi të ngushtë miqsh. Ai i ka shprehur atyre se është penduar për vendimin për t'u larguar nga Real Madrid dhe se ka shumë keqardhje. Jo vetëm kaq. Casemiro është i hapur për një lamtumirë të pabesueshme që në merkaton e dimrit.

Lexo më tej: Casemiro shpërthen në lot para Perez: braziliani shpjegon arsyet përse zgjodhi Manchester United

Në fakt, vështirë se ai mund të shitet duke pasur parasysh investimin e fortë të United për të (mbi 70 milionë). Por ekziston gjithnjë mundësi që të kërkohet një zgjidhje me huazim. Mesfushori kërkon të luajë vazhdimisht dhe me Ten Hag, të paktën deri më sot, kjo nuk ka ndodhur. Mbetet për tu parë nëse do të ketë zhvillime në këtë cështje dhe cila do të jetë e ardhmja e brazilianit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI