Flash

Casillas trondit Spanjën: "Jam gay". Puyol i përgjigjet: "Koha të tregojmë historinë tonë, Iker"

Lapsi.al 9 October 2022
Casillas trondit Spanjën: "Jam gay". Puyol i përgjigjet:

"Shpresoj të më respektoni: jam gay. Të dielë të mbarë". Me një postim surprizë në profilin e tij zyrtar, ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, ka rrëmbyer vëmendjen në rrjetet sociale. Një postim që ka ngjallur kureshtjen e miliona ndjekësve. Të gjithë pyesin nëse është e vërtetë dalja e ish-portierit të Spanjës. Ka nga ata që mendojnë se është hakeruar profili i Casillas. E të tjerë e tregojnë të dielën e 9 tetorit si një ditë historike për botën e futbollit. Mes komenteve duket edhe ai i ish-rivalit të të gjitha kohërave, Carles Puyol, i cili ka tërhequr padyshim vëmendjen e përdoruesve: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”.

Ndërsa presin që të interesuarit të sqarojnë çështjen, hipotezat po shumohen në internet. E ndër më të akredituarat është ajo sipas së cilës tëeet-i i sotëm ishte një përpjekje e Casillas, për të heshtur zërat që çdo javë, në Spanjë, i atribuojnë një të dashur të ndryshme.

Lexo më tej: “Shakira ka një lidhje me Casillas”, ish-portieri i Real Madrid tregon të vërtetën

Casillas gay

Aludohet se qëllimin është heshtja e thashethemeve të vazhdueshme që qarkullojnë për jetën e tij private. Veçanërisht pas fjalëve për një histori të supozuar dashurie me Alejandra Onieva. Kështu, Casillas sipas këtij varianti ka zgjedhur ironinë. Një ‘shaka’ që ka ndezur rrjetet sociale që në minutat e para të postimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI