Flash

Dëshmia në polici e Endrit Dokles për masakrën e Fushë Krujës

Lapsi.al 9 October 2022
Dëshmia në polici e Endrit Dokles për masakrën e Fushë

Endrit Dokle, Fatjon Murataj dhe Gentian Reçi janë shoqëruar ditën e djeshme në polici. Dokle dhe Reçi janë lënë të lirë. Ndërsa Murataj është ndaluar për shkak se ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Gentian Reçi është nip i Xhelal Reçit, ish-policit të ekzekutuar një vit më parë në Laç. Ai ka lidhje krushqie me Doklen. Murataj është shpallur në kërkim pas zbulimit të 2 bazave armatimi në korrik të këtij viti në Tiranë.

Të tre këta persona udhëtonin me një makinë të blinduar. Ata janë ndaluar nga forcat “Shqiponja” të Tiranës. Më pas janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë.

Emrat e tyre u përmendën edhe pak kohë më parë për masakrën e Fushë Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ishte një dëshmi e të penduarit Nuredin Dumani që lidhte hasmëritë mes grupit të Ervis Martinajt dhe Endrit Dokles.

Dumani tha se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Dokles. Hetuesit e morën në pyetje Doklen. Në polici ai mohoi përfshirjen në masakrën e Fushë Krujës duke ofruar dhe një alibi.

Ai tha se mund të vinte në dispozicion dhe kamerat e vendit ku kishte qenë në kohën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë.

“S’kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur në një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë Dokle.

Edhe emri i Fatjon Muratit që mbrëmjen e së shtunës gjendej në një makinë me Doklen u lakua pas vrasjes së 17 korrikut. Endrit Dokle rifitoi lirinë me kusht nga gjykata e Krujës afro 2 vite me parë, ndonëse ishte dënuar më burg përjetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një mas...

10:40

Ilir Meta: Më keni këtu edhe për 25 vite

“Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një person...

20:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI