Flash

Dua Lipa reagon ndaj aludimeve për një romancë me Trevor Noah

Lapsi.al 9 October 2022
Dua Lipa reagon ndaj aludimeve për një romancë me Trevor Noah

Dua Lipa ka folur së fundmi për jetën e saj personale. Në episodin e fundit të podcast-it të iHeartRadio, Dua rrëfeu se nuk ka asnjë person në jetën e saj.

“Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo, "Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoist."

Duke vënë në dukje se si ajo "nuk ka pasur kurrë mundësinë" për t'u fokusuar tek vetja në vitet e fundit, këngëtarja vazhdoi, "Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson kjo bën një dallim i madh”.

Deklarata e artistes vjen pasi ajo u fotografua duke darkuar me Trevor Noah muajin e kaluar në New York City. Pasi fansat filluan të komentojnë në mediat sociale për një romancë, një burim i tha PEOPLE se Lipa dhe Noah,  ishin "thjesht miq".

Noah ka qenë i lidhur më parë me aktoren e Euphoria, Minka Kelly. Ndërsa, artistja i dha fund lidhjes me modelin Anwar Hadid në dhjetor.

“Dua Lipa dhe Anwar aktualisht janë duke bërë një pauzë nga marrëdhënia e tyre”, tha burimi.  Çifti kishin më shumë se dy vjet që ishin në lidhje./Lapsi.al

Të këshilluara

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool

Eurovision 2023/ Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion, pas një gare të ngushtë Glasgow. Finalja e Madhe...

14:58

Dua konfirmon gjëndjen sentimentale

Dua e tha vetë! Ajo është beqare dhe tashmë bien poshtë të gjitha dyshimet për një lidhje dashurie mes saj dhe Trevor Noah. Për iHeart Radio ajo tha se nuk ka ...

16:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI