Flash

Rruga drejt Euro 2024/ Xhaka e Shaqiri në Kosovë: Italia e Anglia, pas Nation League, sërisht përballë

Lapsi.al 9 October 2022
Rruga drejt Euro 2024/ Xhaka e Shaqiri në Kosovë: Italia e Anglia, pas

Kontinenti ka njohur tashmë përballjet në grupet eliminatore në rrugën drejt kampionatit europian. Në Frankfurt, UEFA ka hedhur shortin e kualifikueseve të Euro 2024, me Shqipërinë që ka evituar kundërshtarët më të frikshëm. E megjithatë, dy janë grupe të hekurta. Në Grupin B, Holanda e Franca do të krijojnë përballje titanësh, ndërsa në atë C rikthehen përballë, pas Nations League, Italia e Anglia.

Lexo më tej: Video/ Duart e Klinsmann fatsjellëse: ja kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikueset e “Euro 2024”

Shqipëria përfundoi në Grupin E me 5 skuadra (janë 7 të tilla), ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra (3 të tilla). E jashtëzakonshme do të jetë ardhja në Kosovë e Xhakës e Shaqirit, sepse kundërshtari numër 1 i Dardanëve është Zvicra. Një ndeshje emocionale e nostalgjike për shqiptarët e përfaqësueses zvicerane. Kosova do të mund të bëjë një "hakmarrje" të vogël edhe për Shqipërinë, sepse përballë do të ketë edhe Izraelin, që në Nation League i mundi dy herë në dy kuqezinjtë. Rumania, Bjellorusia e Andorra kompletojnë Grupin I.

JA SHORTI I PLOTW DREJT EURO 2024

GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI