Flash

F1/ Gafa skandaloze në GP Suzuka, traktorë në pistë nën rregullin e Safety, tërbohet Gasly: "Çfarë k**in bëhet!"

Lapsi.al 9 October 2022
F1/ Gafa skandaloze në GP Suzuka, traktorë në pistë nën
Në Suzuka, tetë vjet pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën Jules Bianchi, gabimi përsëritet. Nën regjimin e Safety Car, për flamurin e kuq të aksidentit të Sainz, dy traktorë hynë në pistë. Një incident që në xhiron e parë në Japoni, që trembi pilotët që po lëviznin me ritëm të përmbajtur. Me rrezikun e 'aquaplaning', prania e dy mjeteve në pistë është një gabim flagrant. Gasly, që i gjeti traktorët në pistë, në trajektoren e tij, është tërbuar fare. I rikthyer në box-e pas flamurit të kuq, piloti francez i Alpha Taurit u shfaq dukshëm i nervozuar për atë që ndodhi pikërisht në pistën që i shkaktoi aksidentin fatal Jules Bianchi. Edhe Max Verstappen, i cili ndoqi Safety në pistë, u befasua nga traktorët, madje holandezi u detyrua të dilte në bar pasi vuri re praninë e mjeteve. GASLY: "NUK MUND TA BESOJ" Pierre Gasly, duke folur me ekipin në radio me Alpha Tauri, ishte dukshëm i zemëruar me atë që ndodhi: "Djema, çfarë k**in bëhet? Çfarë është ai traktor? Çfarë po bën një traktor në pistë? I kalova pranë! Kjo është e papranueshme! E mbani mend çfarë ndodhi. Nuk mund ta besoj."

NORRIS: "ËSHTË E PAPRANUESHME"

Edhe Lando Norris, i kthyer në box, u fokusua te traktorët në pistë: "Çfarë dreqin ndodhi? Ne humbëm një jetë në këtë situatë vite më parë. Ne rrezikojmë jetën tonë, veçanërisht në kushte si këto. Ne duam të garojmë. Por kështu... e papranueshme”. PEREZ: "NUK DUAM TRAKTORË NË PISTË" I ashpër edhe Sergio Perez: "Si mund ta bëjmë të qartë se nuk duam të shohim kurrë një vinç në pistë? Ne humbëm Jules për shkak të atij gabimi. Ajo që ndodhi sot është krejtësisht e papranueshme! Shpresoj që kjo të jetë e fundit herë që shoh një vinç në pistë!”.

KOMUNIKATA FIA

FIA, pas asaj që ndodhi në pistë, lëshoi një deklaratë ku shpjegonte dinamikën e saktë të ngjarjeve dhe “fajësonte” Gasly: “Në lidhje me rikuperimin e aksidentit në xhiron e tretë, makina e sigurisë ishte vendosur dhe gara ishte neutralizuar. Makina 10 (Gasly), e cila kishte marrë dëmtime dhe kishte përfunduar në box-e pas makinës së sigurisë, më pas po lëvizte me shpejtësi të lartë për të kapur grupin. Ndërsa kushtet u përkeqësuan, flamuri i kuq u shfaq përpara se makina 10 të kalonte vendin e përplasjes ku ishte dëmtuar në xhiron e mëparshme."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI