Flash

Mamaja e tij blinte rroba në Kosovë/ Si u zbulua baza e Dumanit

Lapsi.al 9 October 2022
Mamaja e tij blinte rroba në Kosovë/ Si u zbulua baza e Dumanit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionet e dështuara të Policisë së Shtetit për kapjen e Nuredin Dumanit. Në media është zbuluar se lokalizimi i vendodhjes së tij në Kosovë është bërë nëpërmjet mamasë së tij. Kjo e fundit shkonte blinte rroba të përdorura në Kosovë dhe më i pas i shiste në Durrës.

Mamaja e Dumanit është ndjekur nga një ekip i “FAST” dhe nëpërmjet këtij gjurmimi është zbuluar se ai fshihej në Gjilan. Për të arrestuar Dumanin në muajin shkurt dhe mars 2022, anëtarë të dy njësive speciale policore skuadrës operacionale dhe FAST kanë qënë në Kosovë dhe kanë rrethuar pallatin ku fshihej Dumani.

Por pavarësisht informacionit të saktë për vendndodhjen e tij, policia nuk ka mundur ta arrestojë dhe është kthyer duarbosh në Tiranë. Mosarrestimi i Dumanit në Kosovë, në një kohë që informacionet për vendndodhjen e tij ishin të sakta kanë ngjallur dyshime të forta se dikush brenda policisë e ndihmoi atë të ikë fillimisht në Pejë e më pas në Prizren.

Nuredin Dumani ka hyrë në Shqipëri në mesin e muajit mars nëpërmjet Pikës Kufitare të Kalimit në Morinë, Kukës. Edhe në këtë rast ai iu ka shpëtuar kontrolleve të policisë dhe ka ardhur i qetë deri në Fier ku është arrestuar më 29 mars.

Të këshilluara

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një mas...

10:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI