Flash

Napoli nuk gabon, poker ndaj Cremonese dhe shkon në krye

Lapsi.al 9 October 2022
Napoli nuk gabon, poker ndaj Cremonese dhe shkon në krye

Napoli nuk gabon dhe i shikon të gjithë me përbuzje. Në javën e nëntë të Serie A, skuadra e Spallettit mposhti Cremonese me rezultatin 4-1 dhe shkon në krye të renditjes e vetme me 23 pikë (+2 nga Atalanta).

Ishin napolitanët ata që luajtën ndeshjen. Vendasit u dukën se morën veten duke barazuar, por më pas u dorëzuan. Në pjesën e parë ishte Politano (26') që zhbllokoi lojën me penallti. Shkak u bë një ndërhyrje në zonë nga Bianchetti ndaj Kvaratskhelia.

Më pas në pjesën e dytë Dessers (47') barazoi rezultatin për Cremonese. Simeone (76') i dha Napolit avantazhin me një gol me kokë. Në fund Lozano (93') dhe Olivera (95') mbyllën llogaritë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Video/ “Askush nuk i do?”: Napoli i mposhti në fushë, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave

Të këshilluara

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij. Au...

19:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI