Flash

Rama: Nuk besoj se do të kemi probleme me Melonin

Lapsi.al 9 October 2022
Rama: Nuk besoj se do të kemi probleme me Melonin

Në një intervistë për median italiane “Sky TG24”, Edi Rama foli për raportet që priten me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Melonin.

Rama u shpreh se nuk beson që me të do të ketë probleme.

“Shqipëria është një Itali, veçse pak me e ngatërruar dhe nuk mendoj se do të kemi probleme me qeverinë e ardhshme italiane. Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Sepse ne i përkasim të njëjtës histori, Berluskoni do të kishte qenë një socialist i mirë. Në Itali ka diçka të mirë për Shqipërinë, sepse cila do të jetë në krye, si e majta dhe e djathta, për ne nuk është problem,” tha ndër të tjera Rama në intervistën në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë botën”.

Më tej kryeministri ka zbuluar edhe raportet mes ish-kryeministrit Silvio Berlusconit dhe Fatos Nanos për të cilët tha se kanë pasur raport të mirë.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën." - u shpreh Edi Rama.

Lexo më tej: Giorgia Meloni i shkruan letër Berishës: Ju siguroj mbështetje nga qeveria e ardhshme italiane 

Të këshilluara

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij. Au...

19:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI