Flash

U arrestua në makinën e Endrit Dokles, kush është Fatjon Murati

Lapsi.al 9 October 2022
U arrestua në makinën e Endrit Dokles, kush është Fatjon

Personi në foton më lart është Fatjon Murati. Ai u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga policia e Tiranës. Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor prej korrikut të këtij viti. Ndalimi u bë teksa lëvizte me një makinë të blinduar me Endrit Doklen.

Në makinën e tyre ishte edhe Gentjan Reçi, kunat i Dokles dhe nipi i Xhelal Reçit i ekzekutuar një vit më parë në Kurbin. po kush është Fatjon Murati. Emri i tij del fillimisht në njoftimet e policisë italiane. Në 2016-ën ai u arrestua si pjesë e një grupi që grabisnin shtëpi dhe shpërndanin drogë në rajonin e Venecias.

Pas dënimit ai u kthye në Shqipëri. Në 12 korrik të këtij viti ai u shpall në kërkim pas zbulimit të një baze armatimi në Tiranë. Në operacionin e koduar “Ruger” u arrestua Kristjan Gjini. Policia thotë në njoftimin e saj se Murati dhe Gjini janë bashkëpunëtorë dhe posedues të armëve.

5 ditë më vonë do të ndodhte masakra e Fushë Krujës ku në një atentat në Fushë Krujë u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje. ©LAPSI.al

[caption id="attachment_765916" align="alignnone" width="566"]Fatjon-Murati Fatjon-Murati[/caption]

Të këshilluara

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një mas...

10:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI