Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

Lapsi.al 10 October 2022
Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me

Edhe FMN ka goditur sot amnistinë fiskale pas refuzimit që i kanë bërë asaj BE, ShBA, si dhe shtete të veçanta mes tyre Britania, Gjermania dhe Franca. Në vende në zhvillim si puna e Shqipërisë ka rezultuar se është e vështirë një nismë e tillë që favorizon pastrimin e parave dhe terrorizmin theksoi përfaqësuesja e Fondit, Yan Sun, e cila tha se ishte njohur me draftin, që kur ai ishte hedhur në diskutim publik.

Ndryshe nga këmbëngulja e kryeministrit për t'i shkuar kësaj nisme deri në fund,  ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se amnistia fiskale është ende në diskutim dhe nuk ka një datë kur do të miratohet.

“Amnistia fiskalë është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në pr/ buxhetin që sapo u miratua. Është në konsultim me partnerët tanë, me palët e interesit dhe nuk kemi një datë për miratimin këtij ligji. Ne po punojmë që paralelisht me këtë të hartojmë aktet nënligjore që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për procedurat e kërkuara”, u shpreh ministrja.

Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës

Por me tonë më të forta dhe me një këmbëngulje për të shkuar drejt një përplasjeje me ndërkombëtarët ishte deklarata e shefit të grupit parlamentar të PS, i cili pretendon se ajo është një inisiativë e përkrahur prej shqiptarëve. “Ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se 2/3 e qytetarëve në Shqipëri e mbështesin një nismë të tillë, e cila synon kalimin e Shqipërisë në një hap tjetër drejt formalizmit. Amnistia fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër të ndarjes nga tranzicioni i cili ka qenë bashkëshoqëruar në kohë të caktuara me informalitet. Dhe ajo që ne duam të bëjmë është pikërisht t’i japim mundësinë duke përjashtuar dhe kemi qenë shumë të qartë, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale, korruptive, dhe duke përjashtuar të gjithë personat e ekspozuar, qofshin politikisht apo të personave me lidhje familjare me persona me të shkuar kriminale” tha Taulant Balla.

Por kur Edi Rama organizoi një tryezë konsultimi lidhur me këtë temë ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë e braktisën në mënyrë demostrative sallën.

VIDEO/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë fjalën e Ramës për amnistinë

Në epiqendër të shqetësimeve ndërkombëtare, qëndron pastrimi i parave të pista. Komuniteti Europian i vetëdijshëm që Shqipëria renditet në zonën gri për sa i përket luftës kundër parasë së pisët theksoi: “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave", u tha në njoftimin për shtyp pas takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel. Edhe një diplomat i lartë francez tha për Lapsi.al në kushtet e anonimatit se "ne ja kemi bërë të qartë qeverisë Shqiptare se jemi kundër idesë së një amnistie fiskale për risqet që ajo ka për pastrimin e parave.

Amnistia fiskale/ Lavatriçe e parave të pista apo lehtësi për emigrantët?

Por deri më tani duket se Rama është në dilemë të cilën e shprehin më mirë se kushdo deklaratat me nuanca të ndryshme të Taulant Ballës dhe Ministres Ibrahimaj.

Vetë Rama deklaratën e fundit e ka bërë në 29 shtator. Ndonëse qeveria nuk e ka parashikuar këtë nismë në buxhetin e ri ai nuk ka lënë të kuptohet as tërheqje as insistim. “ne nuk jemi tërhequr, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha moskuptimet, keqkuptimet apo edhe për të ekspozuar edhe mosdëshirën për të mos kuptuar”. tha ai para gazetarëve. Ndërsa kur u pyet për reagimet e ndërkombëtarëve ai se kurseu ironinë:  “ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI