Flash

Video/ Goli i parë pas 11 vjetësh për Aston Villa: Young frenon Nottingham

Lapsi.al 10 October 2022
Video/ Goli i parë pas 11 vjetësh për Aston Villa: Young frenon

Nottingham Forest u largua nga fundi i renditjes në Premier League, me një barazim të vështirë kundër Aston Villa. Rezultati i jep fund një serie prej pesë humbjesh radhazi për skuadrën e Steve Cooper. Ata ngjiten tani në vendin e 19-të në renmitje, një pikë mbi Leicesterin dhe katër pas Aston Villa që mbetet e 16-ta.

Të shtyrë nga një turmë e zhurmshme në City Ground, Emmanuel Dennis u dha vendasve fillimin e përsosur. Ai shfrytëzoi një markim të dobëta, për të dërguar me kokë topin në rrjetë. Në goditjen e lirë të Morgan Gibbs-White, ai përfitoi nga një mbrojtjeje statike e Villa për të shënuar.

Lexo më tej: Feston Ronaldo/ Shënon golin e parë për Manchester këtë sezon

Megjithatë, Ashley Young barazoi shtatë minuta më vonë me një tentativë të shkëlqyer nga 25 metra, që fluturoi në këndin e poshtëm të majtë. Ishte goli i parë i Young për Villans që nga viti 2011, kur ai ishte në periudhën e tij të parë në klub. E ishte i vetmi moment i dukshëm frymëzues ofensiv nga të dy palët që vuajtën në cerekorëshin e fundit.

Ndërsa skuadra e Steven Gerrard kishte një mundësi të Ollie Ëatkins, i pikasur në pozicion jashtë loje. Ata pretenduan edhe për një penallti, kur kapiteni i Forest Ryan Yates u duk sikur kapi Ezri Konsa. Megjithatë, shumë shpesh goditjes së tyre të fundit i mungonte saktësia për të shqetësuar portierin vendas Dean Henderson.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI