Flash

Barcelonës nuk i del inati, kundër Celta Vigo tifozët në kor në Camp Nou: "Inter ik q*u"

Lapsi.al 10 October 2022
Barcelonës nuk i del inati, kundër Celta Vigo tifozët në kor

Barcelona është tashmë në klimën Champions League. Një pjesë e tifozëve në Camp Nou kanë intonuar korin "Inter, Inter ik q*u". Kjo gjatë rifillimit të ndeshjes në Liga kundër Celta Vigos. Zikaltrit do të mbërrijnë në Spanjë të mërkurën për ndeshjen e raundit të katërt të grupit C. Të dyja skuadrat do të luajnë një pjesë të mirë të kualifikimit në një ambient tashmë të mbinxehur për shkak të polemikave të arbitrave. Ajo që ndodhi pas ndeshjes së së martës së kaluar, të fituar 1-0 nga Interi, është e destinuar të lërë shenjë.

Ndeshja e San Siros u pasua nga protestat e Xavi për mosdhënien e një penalltie në favor të Barcelonës për një prekje me dorë në zonë nga Dumfries. Koncepti u rikonfirmua nga presidenti blaugrana Laporta në mbledhjen e aksionerëve në orët e fundit: "Gjykimi ishte i turpshëm, ia kam bërë të ditur Uefa-s, shumë e rëndë që arbitri në VAR nuk tha asgjë”.

REAGIMI

Për këtë ka folur edhe një ish-lojtar i madh i Barcelonës si Andres Iniesta: "Për mendimin tim, gjërat për të cilat flasim ishin të qarta. E, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, kur të godasin negativisht, ti e ndjen goditjen. Megjithatë, Interi ka një ekip të madh dhe për Blaugranat do të jetë e komplikuar”.

Lexo më tej: Video/ Barcelona ndihet e “vjedhur” ndaj Inter, kërcënon me UEFA-n. Thierry Henry: “Edhe im bir do ta kishte parë”

Kryqëzimi i së mërkurës i lë katalanasit në një pozitë të vështirë. Ata janë të detyruar të fitojnë për të mos parë nga afër rrezikun e vendit të tretë. Kjo do të thoeshte rënie në Europa League. Në të njëjtën mënyrë ndihen edhe zikaltërit, të cilët do të ishin komod edhe me një barazim. Për të besuarit e Inzaghi e rëndësishme është të shmangin humbjen. Kjo duke patur parasysh se do të shkojnë në Mynih, kundër Bayernit, në ndeshjen e fundit të grupit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI