Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Capello i del në mbrojtje Allegrit: "Po përjeton atë që kalova unë te Milan. Lojtarët nuk i prekin kurrë”

Lapsi.al 10 October 2022
Capello i del në mbrojtje Allegrit: "Po përjeton atë që

Kriza e Juventusit duket se nuk ka fund. Pas dy fitoreve me Bolojnën dhe Maccabi Haifa, të cilat kishin rikthyer njëfarë besimi dhe qetësie, erdhi kthimi pas. Bardhezinjtë humbën 2-0 ndaj Milanit dhe u rikthyen në një atmosferë aspak pozitive. Massimiliano Allegri rikthehet nën akuzë por, për momentin, vendi i tij në pankinë duket i sigurt. Shumë kritika, shumë debate dhe shumë komente për situatën e Zonjës së Vjetër dhe trajnerit të saj. Mes tyre, edhe ai i Fabio Capello.

76-vjeçari, foli për Sky Calcio Club, duke thënë fjalën e tij për situatën delikate te Juventus. Ish-mesfushori bëri një krahasim me përvojën e tij të vjetër te kuqezinjtë: “Më duket se Allegri po përjeton të njëjtën gjë që përjetova unë kur u ktheva në Milano. Ai sheh se gjërat janë të gabuara, por nuk arrin të shërojë ekipin. Përpiqesh të bësh disa gjëra që pastaj në fushë nuk zbatohen. Unë e lexoj kështu”.

Capello e shpjegon më mirë konceptin: "Kur ai mbërriti, në klub u tha 'ah, erdhi ombrella dhe ne (lojtarët, ed) jemi të qetë'. Unë nuk arrija të merrja gjëra të përcaktuara nga disa lojtarë. Gjëja që më trishtonte ishte se vetëm dy vjet më parë arrija të shihja lojtarë që më kishin dhënë gjithçka dhe pastaj jo. Është e vërtetë që Allegrit tani i mungojnë lojtarët që mund të bëjnë diferencën, por…”.

Ish-mesfushori e mbylli mendimin me një reflektim. Juventusi është në krizë, por kritikat janë të gjitha për trajnerin. Lojtarët nuk përmenden asnjëherë: “Kritikat janë të gjitha për Allegrin, por lojtarët nuk preken. Vetëm tani diçka për Vlahovic që nuk shënon por…”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI