Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Casillas u deklarua 'gay', Puyol tenton të mbyllë historinë: "Krejtësisht e pavend, por pa qëllime të këqija"

Lapsi.al 10 October 2022
Casillas u deklarua 'gay', Puyol tenton të mbyllë
Edhe Carles Puyol po përpiqet të mbyllë çështjen Casillas. Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka kërkuar falje për postimin ironik në Twitter. Puyol komentoi gjoja 'coming out' të bashkatdhetarit të tij, më pas e fshiu: "Kam bërë një gabim - ishin fjalët e katalanasit -. Më falni për një shaka të shëmtuar, pa qëllime të këqija, krejtësisht e pavend. E kuptoj që mund të ketë lënduar disa ndjesi. Gjithë respekti dhe mbështetja ime për komunitetin LGBTIQA +." Të dielën, 'dalja hapur' përmes rrjeteve sociale e ish-portierit të Real Madrid kishte bërë bujë: “Shpresoj të më respektoni, jam gay”. Tweet-i më pas u fshi dhe menjëherë pas kësaj erdhi deklarata se ishte një hakerim. Edhe pse në Spanjë shumë e lexuan si një përpjekje të pavend të Casillas për t'iu përgjigjur me ironi thashethemeve të vazhdueshme për të dashurat e reja. Puyol, rival historik në El Clasico, por shoqërues në betejat dhe triumfet me Spanjën, i ishte përgjigjur postimit. E bëri në Twitter me një ironi po aq të dyshimtë: "Ka ardhur koha të tregojmë historinë tonë, Iker". Më pas të dyja mesazhet u zhdukën nga rrjeti dhe dy ish-futbollistët kërkuan falje. Ndonëse në një mënyrë të ndryshme nga njëri-tjetri. Lexo më tej: Casillas trondit Spanjën: “Jam gay”. Puyol i përgjigjet: “Koha të tregojmë historinë tonë, Iker”

REAGIMI

Megjithatë, kjo çështje është e destinuar të krijojë debat për një kohë të gjatë. Australiani Joshua Cavallo, nënvizoi të gjithë zhgënjimin e tij për historinë, Ai në tetor 2021 ishte një nga futbollistët e parë profesionistë që deklaroi publikisht homoseksualitetin: "Çfarë zhgënjimi të shohësh Casillas dhe Puyol duke bërë shaka për të 'dalë hapur' në futboll - tha ai -. Ai i personave LGBTQ + është një rrugëtim i vështirë. Të shohësh legjenda si ata, që tallen me 'coming out' e komunitetin tim është krejtësisht mosrespektuese".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI