Flash

Dëmtimi misterioz i Lukaku: belgu mungon edhe kundër Barcelonës

Lapsi.al 10 October 2022
Dëmtimi misterioz i Lukaku: belgu mungon edhe kundër Barcelonës

Lukaku humbet edhe Barcelonën. Belgu nuk është ende gati. Do të ishte surprizë e madhe ta shihje në skuadër, sidoqoftë të destinuar të ulet në pankinë. Dyzet ditë pas dëmtimit të pësuar si pasojë e ndeshjes së Olimpico kundër Lazios, edhe nëse grumbullohet, Big Rom nuk do të ishte në kushtet për të përballuar një sfidë kaq intensive.

Kështu objektivi spostohet edhe njëherë tjetër. Tashmë fokusi është tek Salernitana, të dielën e ardhshme në San Siro. Gati dyfishi i kohës së rikuperimit për Lukaku, që në kontrollin në Belgjikë e hipotezuan maksimumi 20/25 ditë. Correa gjithashtu mungon në Camp Nou. Për Inzaghin janë vetëm Dzeko dhe Lautaro në dispozicion. Megjithatë, nuk është e sigurt që trajneri zikaltër zgjedh automatikisht t'i hedhë në fushë që në minutën e parë. Në orët e fundit ka marrë formë edhe ideja për të avancuar Mkhitaryan pas Lautaro, duke forcuar mesfushën me Gagliardinin. Një zgjidhje që në letër duket se mund të garantojë mbulim fizik më të madh, por që do të ulte në mënyrë të pashmangshme cilësinë e mesfushës.

Lexo më tej: Inter, diçka nuk shkon: zgjaten kohët e rikuperimit, Romelu Lukaku rrezikon edhe Barcelonën

Në çdo rast, nuk ka zgjedhje përfundimtare. Në të vërtetë, është vetëm një: vendosja e Onanës mes shtyllave. Në mbrojtje, De Vrij dhe Acerbi luajnë për pozicionin qendror mes Skriniar dhe Bastonit, ndërsa në mesfushë - pa Brozovic dhe me Asllanin të destinuar për pankinë - situata është e qartë. Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan në San Siro reaguan mirë, në krahasim me mesfushën Blaugrana. Në atë pikë, pa Lukaku, përpara do të ishte Dzeko me Lautaron. Zgjedhja më logjike, që nuk do të prishte ekuilibrat e formacionit zikaltër në një mbrëmje kaq vendimtare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI