Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

I ndodh si te Juventus: Dybala dëmtohet, rrezikon Botërorin e Katarit

Lapsi.al 10 October 2022
I ndodh si te Juventus: Dybala dëmtohet, rrezikon Botërorin e Katarit

Dëmtimi i Paulo Dybala mban në ankth mabjentin në shtëpinë e Romës. Me pauzën për Kupën e Botës një muaj larg, ekziston vërtet mundësia për ta parë përsëri Joya vetëm në 2023. E pranoi në fakt edhe vetë José Mourinho, pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Lecce. Argjentinasi ka edhe mendime të tjera në kokën e tij. Ato që kanë të bëjnë me Katar 2022. Ekziston frika konkrete se mund të humbasë Botërorin nëse problemi në kofshën e majtë është serioz. Testet instrumentale janë planifikuar për të martën, për të sqaruar shkallën e dëmtimit. Por duke marrë parasysh ndjesitë që u shfaqën të dielën në mbrëmje, nuk ka shumë optimizëm: "Si është Dybala? Dua të them keq, për të mos thënë shumë keq. Unë nuk jam mjek - tha Mou - nuk kam folur me mjekët, por për atë që dëgjova për Paulon, them shumë keq".

Në fillimin e pjesës së dytë të Roma-Lecce, Abraham fitoi një penallti, që argjentinasi e realizoi. Goli i pestë në Serie A me fanellën verdhekuqe, por nuk pati kohë as të festonte. Një dhimbje në kofshën e majtë ia fshiu buzëqeshjen nga fytyra. Me lot në sy, argjentinasi u detyrua të kërkonte zëvendësimin dhe të largohej nga fusha.

Siç u përmend, për momentin është e pamundur të përcaktosh një diagnozë të saktë. Hapi i çalë, vështrimi i shqetësuar në pankinë dhe fjalët e Mourinhos, sugjerojnë se mund të jetë diçka shumë serioze. Një shqetësim padyshim i rëndë. Roma rrezikon të humbasë sulmuesin e saj më në formë deri në rifillimin e kampionatit në vitin 2023. Ndërsa Dybala, dyzet ditë para fillimit të Kupës së Botës, frikësohet për praninë e tij në Katar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI