Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

"Më mungon". Wanda futet 'live' në rrjetet sociale, Icardi e mbulon me mesazhe: asnjë përgjigje, por flirt me L-Gante

Lapsi.al 10 October 2022
"Më mungon". Wanda futet 'live' në rrjetet
Një episod tjetër i telenovelës argjentinase që thjesht nuk duket se e njeh fjalën fund. Historia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi po arrin nivele që ndonjëherë janë të sikletshme. Sulmuesi i Galatasaray duket se nuk dëshiron t'i dorëzohet zgjedhjes së saj, për t'i dhënë fund lidhjes së tyre. Në fakt, ai vazhdon të ndjekë si hije të gjitha lëvizjet sociale të ish-bashkëshortes së tij dhe ta mbulojë me mesazhe. Si në rastin e një 'live' në Instagram të Wanda, në të cilin u fut me komente këmbëngulëse. Lexo më tej: Icardi ‘arratiset’ nga Galatasaray: mungoi në fushë se kishte shkuar në Argjentinë të takonte Wanda Nara Kohët e fundit, Wanda nuk humbet asnjë rast për të bërë ndonjë 'live' në rrjetet sociale. Idea është përditësimi i mbi 15 milionë ndjekësve mbi "peripecitë" e jetës së saj. E në atë të fundit, ka ndërhyrë vetë Icardi që ka nisur të dërgojë mesazhe të shumta e këmbëngulëse: “Përshëndetje dashuri, më mungon!”, ka shkruar sulmuesi. E pastaj përsëri: "Kur do të kthehesh?". Indiferenca nuk e dekurajoi: “Përshëndetje dashuria ime! Të presim”. Të gjitha komentet e shoqëruara me zemra të shumta elokuente. Mesazhet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat, ashtu si dhe reagimi i argjentinases...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Duke lexuar komentet e ish-bashkëshortit tashmë, Nara u bë befas shumë serioze dhe pushoi së foluri. Për Mauron asnjë përgjigje. Ndërkohë, ajo vazhdon të shkëmbejë mesazhe me atë që flitet si 'flaka' e re, këngëtari L-Gante. Në postimin e fundit ajo shkruante “Të çoj në hënë”. E reperi nxitoi të komentojë: “Unë do të vij të të marr, do të zbresim në lagje me Mercedes Benz”. Përgjigja e Narës ishte gati: “Nuk ka rëndësi koha, sepse ai më preferon mua”. E Mauro, hesht.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI