Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Video/ "Haaland do ta ndalja pa problem, kam luajtur kundër Ronaldos": Nesta tregon si mbulohet norvegjezi

Lapsi.al 10 October 2022
Video/ "Haaland do ta ndalja pa problem, kam luajtur kundër
15 gola në 9 javët e para të Premier League. 5 në 3 të parat e Champions League. Gjithsej 20 gola në vetëm 12 ndeshje të luajtura. Numrat të cmendur, ato të Erling Haaland në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester City. Si sfidë ndaj atyre që thoshin se norvegjezi do ta kishte të vështirë të ambjentohej në futbollin anglez. Për momentin askush nuk duket se mund ta ndalojë ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit. Aq sa disa tifozë po mbledhin edhe firma për ta përjashtuar nga kampionati. Por ndoshta ka një mënyrë për ta kufizuar atë. Askush nuk mund ta shpjegonte më mirë se një mbrojtës i madh i së shkuarës si Alessandro Nesta. Në një intervistë në Copa 90, ish-mbrojtësit të Lazio dhe AC Milan e kampion bote me Italinë në 2006 iu bë pyetja tendencioze. A do të ishte në gjendje, në kulmin e formës së tij fizike, të ndalonte sulmuesin e frikshëm norvegjez? Pa u menduar shumë, Nesta u përgjigj me një lakonike “Do të mundja, po”. Ish-mbrojtësi i kujtoi intervistuesit se në të kaluarën i duhej të merrej me sulmuesit më të mirë të planetit: “Kam luajtur kundër Ronaldos, brazilianit. Haaland është shumë i fortë, por ai tjetri ishte diçka ndryshe. Kam luajtur kundër Messi, kundër Cristianos, por Ronaldo braziliani ishte ndryshe për mua”.

KËSHILLA

Nesta pastaj u pyet se çfarë do t'i këshillonte një mbrojtësi që ka detyrën e vështirë të ndalojë Haaland. Ish-mbrojtësi, me një gjest shumë italian, shpjegoi trukun për të përmbajtur fuqinë e qendërsulmuesit të City: “Unë do të përpiqesha t'i qëndroja shumë pranë, për ta bllokuar kur të mundohej të largohej". Më pas ai e bëri të qartë arsyen e bllokimit: “Sepse po të lejosh shumë hapësirë ... je i vdekur”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI