Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

"Statuja e Lionel Messi jashtë Camp Nou": Laporta po i provon të gjitha, për të rikthyer argjentinasin te Barcelona

Lapsi.al 10 October 2022
"Statuja e Lionel Messi jashtë Camp Nou": Laporta po i provon

“Lionel Messi do të kthehet në Barcelonë”. Ditët e fundit, zërat janë bërë gjithnjë e më këmbëngulëse se argjentinasi do të rikthehet të veshë fanellën Blaugrana. Lajmi nuk është konfirmuar asnjëherë, por 35-vjeçari së shpejti do të jetë realisht në Camp Nou. Jo ekzaktësisht ai, por statuja e tij.

Presidenti, Joan Laporta, ka njoftuar se klubi katalanas do të ndërtojë një statujë të Messi. Statuja do të vendoset jashtë stadiumit ikonik blaugrana, si një simbol. 60-vjeçari, siç raporton Goal, e tha këtë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Barçës gjatë fundjavës: “Ne do të ndërtojmë një statujë të Leo Messit dhe statuja do të vendoset jashtë Camp Nou. Vendimi është marrë”.

Pleshti aktualisht është lojtar i PSG-së, por lidhja mes tij dhe klubit katalanas mbetet shumë e fortë. Sulmuesi është larguar nga Barça pas 20 vitesh me fanellën blaugrana. Njëzet vite plot suksese dhe rekorde për argjentinasin: 731 ndeshje, 634 gola dhe 256 asiste, 4 Champions League, 3 Botëror për klube, 10 liga spanjolle dhe 6 Topa të Artë. Një histori e gjatë, e cila u ndërpre për arsye ekonomike.

A DO TË KTHEHET ARGJENTINASI TE BARCELONA?

Pleshti i tha lamtumirë klubit dhe u transferua në Paris. Tani Laporta ka konfirmuar se jashtë Camp Nou, tifozët do të mund të admirojnë argjentinasin. Më saktë statujën e tij. Ditët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e sulmuesit te Barcelona. Kontrata e lojtarit me PSG do të skadojë në verë. Atëherë Messi mund të vendosë të kthehet në atë që ka qenë shtëpia e tij për 20 vjet. Megjithatë, 35-vjeçari do të ketë mundësinë të zgjasë qëndrimin e tij në Parc des Princes. Argjentinasi nuk do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI