Flash

Sulme gjithandej Ukrainës (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2022
Sulme gjithandej Ukrainës (VIDEO)

Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hënën, përfshirë sulme me raketa në Kiev për herë të parë pas disa muajsh, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin e quajti një "akt terrorist" të organizuar nga shërbimet e posaçme të Ukrainës shpërthimin e së shtunës në urën që lidh Rusinë me territorin e aneksuar të Krimesë.

Rostyslav Smirnov, një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se sipas informacioneve paraprake, të paktën tetë persona u vranë dhe 24 u plagosën në vetëm një nga sulmet në Kiev.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se shpërthime u raportuan në lagjen Shevchenko të qytetit, një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.

Lesia Vasylenko, një deputete e parlamentit të Ukrainës, postoi një fotografi duke treguar se të paktën një shpërthim ndodhi pranë ndërtesës kryesore të Universitetit Kombëtar të Kievit në qendër të qytetit.

Gjetiu Rusia shënjestëroi zonat civile dhe infrastrukturën energjetike ndërsa sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan gjithandej Ukrainës, përveç Krimesë së aneksuar nga Rusia, për katër orë rresht.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press në qytetin Dnipro, panë trupa të shumë njerëzve të vrarë në një zonë industriale në periferi të qytetit.

Mediat ukrainase raportuan gjithashtu për shpërthime në një numër zonash tjera përfshirë qytetin perëndimor të Lvivit që është një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje, si dhe në Kharkiv, Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.

Sulmet e shumëfishta ndodhën disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të zhvillojë një takim me këshillin e tij të sigurisë, teksa lufta e Moskës në Ukrainë po i afrohet momentit historik tetëmuajsh dhe forcat ruse përjetuan tërheqje poshtëruese nga fushëbetejat në zonat që po përpiqet t’i aneksojë nga një kundërsulm ukrainas javët e fundit.

Një ditë më parë, Vladimir Putini e cilësoi sulmin në urën e Kerçit në Krime një akt terrorist të kryer nga shërbimet e posaçme ukrainase. Në një takim të dielën me kryetarin e Komitetit Hetues të Rusisë, ai tha se "nuk ka dyshim se ishte një akt terrorist më synim shkatërrimin e infrastrukturës civile jashtëzakonisht të rëndësishme".

Presidenti rus paralajmëroi të hënën Ukrainën se do të përballet me përgjigje të ashpër nëse do të ketë ndonjë sulm të mëtejshëm si ai në Urën e Krimesë.

“Sot në mëngjes, me sugjerim të ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas planeve të Shtabit të Përgjithshëm rus, u krye një sulm masiv me armë me saktësi të lartë dhe rreze të gjatë veprimi nga ajri, deti dhe toka në energjinë, komandën ushtarake të Ukrainës dhe objektet e komunikimit”, tha presidenti rus sipas jë përkthimi të agjencisë së lajmeve Reuters.

Në mes të sulmeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në llogarinë e tij në rrjetin Telegram se Rusia "po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut".

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba shkroi se "taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë atyre që duan të flasin me të për paqen: Putin është një terrorist që flet me raketa”, shkroi ai./ VOA

Të këshilluara

Zelenski kërkon takim urgjent të G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka rënë dakord për nevojën për një takim urgjent të G7 me kancelarin gjerman Olaf Scholz. “U pajtuam me kancelarin Ola...

13:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI