Flash

“Bomba” e hakerave, thonë se kanë vjedhur sistemin “Deep Sea” nga policia

Lapsi.al 11 October 2022
“Bomba” e hakerave, thonë se kanë vjedhur sistemin

E gjitha mund të jetë edhe një bllof, por hakerat që sulmuan sistemin kibernetik thonë se kanë në dorë edhe sistemin “Deep Sea” që përdor policia shqiptare.

Në DEEP SEA, ka emra që dyshohen si të përfshirë në veprimtari kriminale, ka emra personash që janë në kërkim, por informacionet për ta janë shumë më të zgjeruara dhe nuk ka vetëm të dhëna të veprimtarisë kriminale, por për shembull edhe kur kanë marrë një pasaportë, ku kanë qenë të punësuar me parë etj.

Ndryshe nga herët e tjera, hakerat nuk e kanë publikuar në grupin e tyre në Telegram, por thonë se janë gati ta shesin për 0.5 Bitcoin.

Në mesazhin që kanë shpërndarë, thonë se janë më shumë se 20 databaza në shitje, me informacione për më shumë se 100 mijë emra.

Nuk ka asnjë reagim për këtë lajm “bombë” nga hakerat. Policia nuk e ka përgënjeshtruar lajmin ç’ka shton dyshimet se vjedhja e të dhënave sekrete mund të jetë e vërtetë. Deri tani, autoritetet kanë theksuar se hakerat nuk i kanë fshirë të dhënat ku kanë pasur akses. Në anën tjetër, vjedhja dhe publikimi i tyre është po kaq e rëndë.

[caption id="attachment_766350" align="alignnone" width="548"]Mesazhi i publikuar ne Telegram nga Homeland Justice Mesazhi i publikuar ne Telegram nga Homeland Justice[/caption]

Njoftimi i shpërndarë nga hakerat në Telegram

Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.

Formati ‘Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.

Ajo përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policië.

Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura.

Përfshihen më shumë se 20 databasa.

[caption id="attachment_766351" align="alignnone" width="647"]Mesazhi ne Homeland Justice Mesazhi ne Homeland Justice[/caption]

https://lapsi.al/2022/09/19/gjithcka-sheshit-si-e-rrezuan-hakerat-policine-e-shtetit/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI